Politike

Taulant Balla “Kyç gojën” për Ahmetajn

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla mbajti qëndrimin e njëjtë me kryeministrit Edi Rama se; socialistët që arrestohen, duhet të mbajnë përgjegjësi individiale e jo politike. •I pyetur sot, për arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, Balla tha se kjo forcë politike nuk është zyrë avokatie për askënd. •Ai theksoi se në politikë përgjegjësitë janë personale dhe se ashtu si në rastin e arrestimit të ish-kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe, PS ka mbajtur të njëjtin qëndrim. •Sipas Ballës, fakti që thirresh në SPAK nuk do të thotë se ke probleme me drejtësinë duke shtuar se kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi është thirrur si person që ka dijeni. • Balla tha se Qerim Ismailaj do rikandidojë në Mallakastër pasi sipas tij nuk ka asnjë vendim gjykate që e ndalon këtë. •Përballë gazetarëve, ai nuk komentoi asnjë pyetje që kishte të bënte me Arben Ahmetajn.

Balla ‘kyç’ gojën për Ahmetajn, s’prononcohet para gazetarëve: Flasim javës tjetër

Taulant Balla

TIRANË– Me shumë interes për gazetarët ishte një mendim i kreut të grupit parlamentar, Taulant Ballës për zhvillimet që po ndodhin me ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetajn.

Gjatë deklaratës për gazetarët, Balla refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve për Ahmetajn, lidhur me kontrollet e BKH-së në banesën e ish-bashkëshortes dhe vilën e partneres aktuale. Ai u shpreh se i mbaroi përgjigjet për sot, e se do flasë javës që vjen.

“Unë i mbarova përgjigjet për sot, flasim javën tjetër”, tha ai.

TRENDING

Exit mobile version