Politike

Taulant Balla si atraksion turistik i Rilindjes, iu zë pritë turistëve për t’u shpjeguar domethënien e emrit të tij

Taulant Balla duket sikur i ka në vijë punët me rendin dhe sigurinë publike në Shqipëri. Nuk e shqetësojnë as ngjarjet e rënda kriminale, as drejtues të lartë të Policisë së Shtetit që punojnë për bandat e as skandali me të dhënat e sistemit TIMS. Herë pas here e kemi parë të marrë edhe rolin e Mirela Kumbaros si Ministër i Turizmit. Diku shaqet në aeroport, diku nëpër pika kufitare duke u takuar e përshëndetur me turistët e huaj. Së fundi zbriti nga zyra e tij për në pedonalen “Murat Toptani”, ku iu zuri pritë disa turistëve spanjollë. I tregoi atyre se ai është Ministër i Brendshëm, a thua se kjo përbën ndonjë atraksion në vetvete. Dhe pastaj në delir e sipër i shpjegoi domethënien e emrit të vet. Uauuu… çfarë ngjarje e madhe! Shihni pamjet më poshtë

 

TRENDING

Exit mobile version