Pak javë më parë, Rina Balaj, ishte e ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, ku zbuloi se mesa saj dhe koleges Tayna ishin qetësuar gjakrat.
E madje e pyetur nëse do të bashkëpunonte me të, reperja e njohur tha se ishte e gatshme për këtë. Madje shtoi se jo vetëm me Tayna-n, por edhe me këdo tjetër.
Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, ishte Tayna e ftuar në “Shiko kush Luan”, ku i është bërë e njëjta pyetje për Rinën. Reperja e dashur për publikun ka treguar se mes tyre nuk ka asgjë dhe se ka qenë e gjitha një keqkuptim.
Madje nuk i kurseu as lëvdatat, pasi tha se Rina është këngëtare e mirë. E ngacmuar nga Luana, reperja pranoi se diss-et dhe thumbimet mes këngëtarëve ndodhin zakonisht për shoë, nisur edhe nga vetë emri “showbizz”.
“Gjithçka ka qenë keqkuptim së pari. Edhe nuk kam kurrgja me ta. Duket se është shumë vajzë e mirë, këngëtare e mirë…kështuqë paqe”, u shpreh Tayna.