Sport

Të ‘çmendur’ pas Ernest Muçit – Besiktas refuzon ofertën 20 milion Euro për sulmuesin shqiptar

Ka mjaftuar pak kohë që Ernest Muçi të shndërrohet në një futbollist tepër të kërkuar te Beshiktash. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave me përformancën e tij në fushë, duke konkluduar edhe në oferta konkrete.

Ka qenë vetë presidenti i klubit turk, Hasan Arat ai që ka zbuluar disa prej prapaskenave rreth 23-vjeçarit të dalë nga akademia e Tiranës. Në një prononcim për mediat turke, Arat ka pranuar se ka refuzuar një ofertë prej 20 milionë Euro për Muçin, lojtar të cilin e konsideron me potencial të madh dhe synon që të mbetet për shumë sezone në Stamboll.

64-vjeçari ka zgjedhur të mos zbulojë skuadrën që kërkon shërbimet e sulmuesit shqiptar, në gjurmët e të cilit prej kohësh gjendet Aston Villa. Skuadra e Premier League angleze e ka synuar edhe më parë firmën me lojtarin kuqezi, por në fund ishte Beshiktash ai që arriti ta blejë për 10 milionë Euro nga Legia e Varshavës.

Ernest Muçi i cili ka luajtur 7 ndeshje zyrtare me Beshiktash që prej muajit Janar ka kontribuar me dy gola në këto ndeshje, duke qEnë edhe ndër më të mirët në fushën e lojës.

TRENDING

Exit mobile version