Keni marrë ndonjëherë një surprizë në urën e Bosforit? Surprizën më të bukur të jetës e ka marrë Tayna pikërisht në urën e Bosoforit, në Turqi.
Reperja e dashur për publikun ka ndarë me ndjekësit një video në “Instagram” duke treguar mesazhin që ishte shkruar për të në ledin e vendosur te kjo urë.
“Sinonimi i femrave rebele! Guximi për “çmenduri”! Tayna”
Reperja është shprehur super e lumtur në rrjetet sociale duke thënë se nuk ka marrë kurrë në jetë një surprizë më të mirë.
Por, nëse po mendonit se pas saj fshihet ndonjë mashkull misterioz e keni gabim sepse e gjithë kjo ka qenë ide e shoqes së saj të ngushtë Rina Malsori.
Në një postim në “Instastory” Tayna ka shkruar: “Të dua shumë gjithë jetën! Surprizë më të mirë në jetë kurrë nuk kam marrë! Kaq!”.