Aktualitet

Kalonin kamiona pa pagesë, në pranga polici dhe doganieri në…

Një operacion i nisur prej mëngjesit të së shtunës e deri në orët e para të së dielës është zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në pikën doganore të Kakavijës në Gjirokastër.

Pas hetimeve me urdhër të AMP, është arrestuar përgjegjësi i doganës, doganieri i kontrollit fizik, ndërsa i shpallur në kërkim është një tjetër punonjës i doganës.

AMP kishte dyshime se doganierë dhe efektivë policie ishin të përfshirë në skema korruptive në lidhje me procedurat e parregullta të zhdoganimit duke përfituar shuma parash.

Gjatë orëve të operacionit janë konstatuar 1 trajler, 4 kamiona të tonazhit të rëndë si dhe mjete të tjera të mbushura me mallra që kaluan pikën kufitare pa kryer kontrolle si dhe duke i shmangur pagesave të zhdoganimit. Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur edhe nëse ka zyrtarë të tjerë të përfshirë në këtë skemë korrupsioni.

TRENDING

Exit mobile version