Kronike

Të fluturosh dhe jo të drejtosh mjetin në rrugë, më e pakta të çon te polici.

Në rrugën interurbane Krrabë-Elbasan
Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, gjatë fundjavës ka vijuar kontrollet me në rrugën interurbane Krrabë-Elbasan-Krrabë, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore.
Gjatë fundjavës, si rezultat i kontrolleve në të dyja kahet e lëvizjes, janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 135 km/h deri në 213 km/h, në kulmin e trafikut.
Nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore gjatë fundjavës janë tërhequr 35 leje drejtimi, për shpejtësi deri mbi dyfishin e normës së lejuar, janë vendosur 59 masa administrative për shpejtësi dhe manovra në rrugë, si dhe 2 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.
Po gjatë kontrolleve janë vendosur 29 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 8 masa për mosvendosje të maskës për pasagjerët në automjet që nuk kanë qenë pjesëtarë të familjes, 33 masa për parakalime të gabuara dhe 9 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Të fluturosh dhe jo të drejtosh mjetin në rrugë, më e pakta të çon te polici dhe radari dhe në destinacion do shkoni pa patentë. Në rastin më të keq aksidenti ju pret apo më keq akoma patenta shkon në shtëpi pa ju.
Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version