Modelja Arbenita Ismajli ka postuar një foto në InstaStory më një mbishkrim që duke se i drejtohet partnerit të saj, reperit Fero.
Pak ditë më parë u raportua se Fero, me emrin e vërtetë Feronit Shabani ka ushtruar shunë fizike ndaj modeles, dhe çëshja e tyre përfundoi në gjykatë.
Në raportin e policisë u tha se i dyshuari u arrestua dhe me vendim të Prokurorisë ndodhet në paraburgim.
“Imagjino të lëndoni një vajzë, që Zoti ta ka dërguar për t’u shëruar… Shijoje atë humbje”, shkruan Ismajli.
Ndërsa, “Jam rikthyer”, ka qenë shkrimi që ka bërë në një postim në InstaStory, që pas ngjarjes.
Dyshja kanë një vajzë të vogël, të cilën e kanë quajtur Nina.