Prej disa ditësh po përflitet në rrjet se Ledjana e “Për’puthen” është e fejuar. Madje thuhet se partneri i saj ndodhet i burgosur në Belgjikë.
Por në puntatën e mbrëmjes së djeshme të ‘Për’puthen Prime”, ajo ka sqaruar të vërtetën. Ledjana është shprehur se asgjë nuk është e vërtetë dhe janë thjesht thashetheme. Ajo dërgoi dhe një certifikatë duke treguar se është beqare dhe ndodhet ende e regjistruar në Rrëshen tek prindërit e saj.
“Kam lexuar disa lajme, jam e fejuar, e martuar dhe kam qeshur me vete “kush është ky fatlum”. Të paktën të kishin thënë që është i lirë, ca është ky fat i zi. I kam dërguar një certifikatë produksionit që jam beqare dhe ende jam e regjistruar në Rrëshen tek prindërit e mi.
Këta që nxjerrin këto lajme i këshilloj që të merren me lajme më të vlefshme se të pavërteta. Në momentin që bëra një “ask a question”, pashë këtë dhe më irritoi pasi kur nuk kanë asnjë fakt, hedhin një lajm sa për të bërë një bum”, tha Ledjana.
gsh/