Kronike

‘Të Q*fsha ropt’…zbulohen bisedat…Sa do na paguaj

Gazetari i NTV.AL ka zbardhur ekskluzivisht mesazhet që bënin punonjësit e Call Ceneter në Tiranë, ku mashtronin të huajt. Nga sa mund të lexohetnë biseda flitet për shuma që kapin shifrën e 12 mijë euro.

Danoci: O të Q** ropt. Sa është pagesa që do na bëj ky ne?
Dori: 12k (12 mijë)
Danoçi: Hiq %
Danoci: Po s’ka punë ai me 3%. Ai duhet të dërgojë 12 K
Dori: I ka mjaft gjithmonë
Danoçi: Ou
Diti 111: Ka mbaj gjithmonë % e thyerje
Danoçi: VK

TIRANË– Një tjetër ‘Call Center’ e cila ishte një “strofull” mashtrimi është zbuluar, duke çuar në pranga 3 persona, e ndërsa në kërkim është shpallur pronari. NTV.AL mëson se në pranga kanë rënë administratori Doris Telhallari dhe 2 operatorët Eldjon Lleshi dhe Ergi Ali e ndërsa në kërkim është shpallur pronari Ardit Topalli. Call Center ishte në zonën e ish-Parkut, në rrugën rrugën ‘Frosina Plaku’ . Ato përdonin niptin e një kompanie ‘Dag it Solution’ me status pasiv në QKB. Nga sa bëhet e ditur 2 operatorët së bashku me administratorin, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex. Hetimet e drejtuara nga prokurori Bledar Valikaj kanë nisur në shkurt 2022. Punonjësit mashtronin shtetas të huaj gjermanë, francezë e spanjollë.

Si u zbulua skema e mashtrimit?
Në rrugën ‘Frosina Plaku’ në kompleksin Homeplan është gjendur një ambient me fasadë xhami brenda të cilës kishte orendi të ndryshme që shiteshin te faqja ‘Shtëpia e Ofertave’ dhe në një cep të këtij ambienti janë gjendur tre kompjuterë të ndezur ku në pamjen kryesore të tyre kanë pasur një numërator që shërben për thirrje telefonike dhe një databazë klientësh. Në krah të kompjuterëve ka pasur blloqe shënimesh brenda të cilave ka pasur informacion për veprimtarinë e Forex pasi janë përshkruar informacione për çdo telefonatë të thirrur, shumën e depozituar dhe arsyen pse klienti pranonte apo refuzonte në lidhje me transaksionin.

Në njërin prej kompjuterave ka qenë dhe një USB me numra të llogarive dhe transaksioneve bankare dhe foto kartash identiteti të klientëve. USB-ja gjithashtu ka pasur dhe databazë klientësh me të dhëna personale të tyre. Në vijim janë zbuluar edhe biseda ku flitet dhe udhëzohet për platforma nga ku merreshin nga shtetas të huaj kundrejt përqindjes, transaksione dhe llogari bankare. Gjithashtu, u gjetën edhe prova që vërtetonin se pagesat bëheshin në mënyra të ndryshme në banka të ndryshme të huaja si në Poloni, UK, Abu Dabi etj si dhe u arrit të dokumentohej se pagesat bëheshin dhe në BitCoin Dyshohet se punonjësit shërbenin si bërthamë operative administrimi të platformave Forex që më pas shpërndaheshin në operatorë të tjerë. Mashtrimet më së shumti bëheshin ndaj qytetarëve spanjollë dhe gjermanë.

Në kuadër të operacionit ‘Last Call’ (Telefonata e fundit), janë sekuestruar 4 kompjuterë, celularë lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive. Hetimet vijojnë për kapjen e pronarit dhe personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë skemë krimi.

 

 

TRENDING

Exit mobile version