Politike

Të rikthejmë vendin në shinat e demokracisë

BE  heq nga agjenda integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

30 vite më parë shqiptarët rrëzuan regjimin diktatorial me një ëndërr: Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.

30 vite më vonë Shqipëria vazhdon ende jashtë dyerve të Europës.

Për vite të tëra u bë një punë e madhe në procesin e integrimit dhe Shqipëria ishte e para në rajon në këtë proces, përpara Maqedonisë dhe Serbisë dhe shumë pranë Kroacisë. Sot ne jemi të fundit me rrezikun e ndalimit të procesit.

Nga 5 kushte përpara “Rilindjes” sot janë 15.

Keq-qeverisja, korrupsioni, zhbërja e shtetit të së drejtës, rrënimi i Demokracisë, numri i lartë i azilkërkuesve ku Shqipëria renditet e para në kontinent, trafiqet, pstrimi i parave, etj, kanë bërë që shqiptarëve t’u privohet e drejta për të qenë anëtarë të familjes europiane. Ka vetëm një fajtor. Vetëm një pengmarrës: sekti korruptiv i “Rilindjes.”

Më 25 prill ta largojmë këtë sekt anti-europian, anti-integrim, që të rikthejmë vendin në shinat e demokracisë dhe të integrojmë vendin aty ky i takon: në familjen e madhe europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version