Bota

Të shtëna me armë në aeroport, vritet një polic dhe plagoset një tjetër

Të shtëna me armë janë raportuar në aeroportin ndërkombëtar në Filadelfia, SHBA, ku një oficer policie mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos.

Incidenti ndodhi gjatë një konfrontimi me një grup civilësh që tentuan të grabisin një makinë në parkingun e aeroportit.

Policia lokale njoftoi se dy policë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje kur kanë parë disa burra të cilët kanë tentuar të hyjnë në një automjet. Kur i janë afruar, të dyshuarit kanë qëlluar në drejtim të policëve, duke e goditur njërin disa herë dhe tjetrin në krah.

Sipas policisë se është e paqartë nëse oficerët qëlluan me armë gjatë të shtënave.

TRENDING

Exit mobile version