Kronike

Të shtëna me ar*më zjarri në Velipojë, plagoset 27-vjeçari

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së martës në fshatin Pulaj-Plazhë të Velipojës.

I plagosuri është shtetasi Emiljano Paloka.

”Rreth orës 21:45, në malin e Kolajve  Velipojë, në  rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi E. P., 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes  dhe sëbashku me dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër po vijojnë krehjen e zonës.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në  vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe  identifikimin e autoreve”,- njofton policia.

TRENDING

Exit mobile version