Kronike

Të shtëna me armë zjarri pranë tregut në Lezhë, 1 i plagosur

Të shtëna me armë janë raportuar pranë tregut në Lezhë. Burime për NTV.AL  bëjnë me dije se një person ka mbetur i plagosur. Të njëjtat burime mësojnë se i plagosur ka mbetur një shofer furgoni nga Laçi.

Lajmi në përditësim…

Policia ka dhënë detaje nga plagosja sot në Lezhë. Ngjarja ndodhi në afërsi të tregut të këtij qyteti gjatë një konflikti të çastit që dyshohet se nisi për parkimin e automjeteve. Drejtuesi i furgonit ka marrë tre plumba në të dyja këmbët dhe është dërguar në spitalin e Lezhës, ndërsa autori është larguar. Në vendngjarje është gjetur edhe një kaçavidë që mendohet se me të mund të ketë tentuar të goditet edhe personi që ka qëlluar më pas me armë në drejtim të drejtuesit të furgonit.

 

TRENDING

Exit mobile version