Aktualitet

Të shtënat me armë në Laç, polici e inskenoi ngjarjen si grabitje

Ngjarja e shkëmbimit të zjarrit mes efektivit të “Shqiponjave” dhe dy persona të tjerë të maskuar është e inskenuar. Dëshmia e efektivit nuk është përputhur me hetimet e uniformave blu në Laç, të cilët gjatë kontrollit në zonën ku u pretendua të ketë ndodhur ngjarja, nuk gjetën asnjë gëzhojë plumbi.

Efektivi 22-vjeçar dëshmoi para kolegëve të tij duke thënë se dy persona të maskuar i prenë rrugën dhe qëlluan me armë zjarri në ajër, ndaj ai u kundërpërgjigj në të njëjtën mënyrë. Sipas burimeve mësohet se shenja plumbash janë gjetur vetëm në automjetin e tij, nga të shtënat e vetë efektivit nga brenda automjetit me të cilin udhëtonte.

Nuk dihen ende rrethanat e vërteta të ngjarjes dhe ajo që efektivi i “Shqiponjave” tentoi të mbante të fshehtë nga uniformat blu, duke inskenuar ngjarjen si një grabitje me armë zjarri.t

TRENDING

Exit mobile version