Kronike

Të shtënat mes të burgosurve/ Reagon ministri i Drejtësisë: Të gjitha burgjet kalojnë në sigurinë më të lartë

Një përplasje në burgun e Peqinit pasditen e sotme me armë zjarri, përfundoi me një person të vdekur dhe një të plagosur. Pas ngjarjes ka reaguar ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili ka urdhëruar që të të gjitha burgjet të kalojnë në sigurinë më të lartë. Vetë ministri është nisur në drejtim të burgut të Peqinit.

“Asnjë tolerancë! Do të zbatoj me rigorizitet ligjin. Mesazhi im është i prerë: Të dënuarit që cënojnë sigurinë e institucionit apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal do të përballen me pasojat, menjëherë në regjimin e posaçëm 41/b, pavarësisht emrit apo veprës për të cilën janë dënuar!”- ka deklaruar ai.

Kujtojmë se më herët, Manja kishte urdhëruar për vendosjen e Sokol Mjacajt, një prej të dënuarve të përfshirë në ngjarje në regjimin 41 bis. Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek në fshatin Prekalë të Shkodrës, pritej të izolohej në regjimin 41 bis.

TRENDING

Exit mobile version