Politike

Të sjellim shpresë dhe mundësi për të gjithë shqiptarët

Bujqësia shqiptare është në krizë të thellë, fermerët nuk po marrin subvencione nga qeveria, produktet po u kalben pa u shitur.
Kosova dhe Maqedonia japin 100 milionë euro subvencione për bujqësinë çdo vit. Edhe në këtë pandemi të COVID-19, Shqipëria ka ofruar paketën më të vogël të ndihmës në Ballkan. Vendet e rajonit po shpërndajnë paketën e katërt të ndihmës për biznesin dhe qytetarët, ndërsa qeveria e Edi Ramës nuk ka dhënë asnjë qindarkë që prej muajit maj.
Prodhuesit e patateve dhe blegtorët e Shishtavecit dhe Novosejt vuajnë pasojat e politikave të mbrapshta ekonomike të Edi Ramës në 7 vite. Ato kanë rrënuar prodhimin vendas dhe kanë favorizuar padrejtësisht monopolet e importit të ushqimeve.
Fermerët po shkurajohen nga kultivimi i tokës dhe mbarështimi i bagëtive. Premtoi 300 mijë vende të reja pune, por shpopulloi vendin duke përzënë 500 mijë shqiptarë – kryesisht të rinj – në sportelet e azilit në Europë.
Fermerët shqiptarë meritojnë më shumë. Meritojnë një qeveri që kujdeset për ta, jo për vete.
Boll më! Shqiptarët janë lodhur nga 7 vjet dështime dhe mashtrime. Është koha ta lëmë pas Edi Ramën dhe keqqeverisjen e tij, dhe ta ndryshojmë Shqipërinë. Të sjellim shpresë dhe mundësi për të gjithë shqiptarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version