Politike

Të vetëpunësuar por dhe pensionistë, ja kush janë kandidatët e PD-së së Alibeajt

Ditën e sotme, KQZ ka bërë publike listën e kandidatëve për këshilltarë bashkie të Partisë Demokratike, të udhëhequr nga deputeti Enkelejd Alibeajt. Listat që janë bërë publike sot janë për: Vaun e Dejës, Delvinës, Selenicës, Divjakës dhe Dimalit.

Kështu; në listën e Dimalit kryeson pensionistja Bukuroshë Goga, e ndjekur nga pas nga Gramoz Hazizolli (Administrator likujdes), e pas tij vjen studentja Bleona Bani. Në listë mbizotërojnë fermerë, të papunë dhe pensionistë.

Në listën e Divjakës, kryeson fermeri Sokol Kaloshi. Pas tij vjen mësuesja Antuela Gjini, e më pas mekaniku Lili Biti. Në listë mbizotërojnë më së shumti fermerë, menaxherë, kamarier dhe ekonomistë.

Në listën e Selenicës kryeson përgjegjësi i HEC-it, Bujar Veshaj. Ky i fundit, ndiqet nga pas nga mësuesja Valentina Veshaj dhe më pas vjen Xhevahir Halilaj. Në listë mbizotërojnë: mësues, të papunë dhe të vetëpunësuar.

Në listën e Vaut të Dejës, kryeson Gjon Marku, i ndjekur nga pas nga biznesmenia Meliha Zyberi. Në listë mbizotërojnë më së shumti biznesmenë dhe ekonomistë.

Listën e Delvinës e kryeson Hari Imeri, i ndjekur nga pas nga Ira Kodra, Laert Iljazi, e të tjerë me radhë.

TRENDING

Exit mobile version