Kosova

Të zhdukurit shkojnë në Britani/ Osmani flet për BBC

Presidentja e Kosoves Vjosa Osmani ka mberritur në Londër për ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III.

Në një prononcim për BBC-në, pasi falënderoi për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë Kosovës për ndërtimin e shtetit, ajo u pyet edhe për raportet e Kosovës dhe Serbisë.

Osmani u shpreh se rezultatet e fundit në dialog ishin të suksesshme, duke përmendur këtu miratimin e Deklaratës për të zhdukurit.

“Tani që deklarata është miratuar, zbatimi i saj është kyç por fatkeqësisht Serbia s’është vendi që ka histori të mirë per zbatimin e marreveshjeve” – deklaroi Presidentja e Kosoves, e cila gjithashtu u shpreh se shpreson ne ndihmën e aleatëve per ti dhene fund kësaj plage shumë të thellë

 

TRENDING

Exit mobile version