Tea, ish-konkurrentja e “PërPuthen” u përball me shumë reagime të ashpra, pasi u zbulua lidhja e saj me Beartin, pak ditë pasi doli çift nga programi me Andin.
Të parët që u zhgënjyen ishin fansat e saj, të cilët “e braktisën” atë, duke mos e ndjekur më në Instagram.
Ndërkohë, duket se pasojat për Tean nuk kanë mbetur vetëm me largimin e disa ndjekësve.
Sot asaj i është mbyllur edhe faqja e Instagramit. Këtë e bën të ditur Tea nëpërmjet një postimi në profilin e qenit të saj.
“Në fillim video në Youtube, tani Instagrami! Çfarë tjetër?”, ka shkruar Tea e habitur.