Politike

Tensione në seancën e fundit parlamentare

Seanca e fundit parlamentare për ketë sesion është shoqëruar me tensione mes mazhorancës dhe opozitës.

Ndërkohë që kryetarja e Kuvendit hodhi në votim ndryshimin e rendit të ditës, deputetët e opozitës kundërshtuan duke përplasur duart mbi tavolinë.

Shkak për përplasjen është bërë kërkesa e opozitës për interpelancë me kryeministrin Rama për inceneratorët si dhe ligji për kanabisin mjekësor.

Nënkryetari i Partisë Demokratike Gazmnet Bardhi në nisje të seancës së sotme plenare është përplasur me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla. Pasi Berisha paraqiti një banderolë në foltoren e Kuvendit, në ambientet parlamentit u pa garda! Bardhi u shpreh se garda duhet të largohet pasi s’ka asnjë arsye që të shoqërojë deputetë e opozitës.

‘Të largohet garda nga salla, ska arsye të shoqërojë deputetët e opozitës në Foltoren e Kuvendit Ju doni të kaloni në heshtje vjen me inceneratorët. Nuk mund të kalojë kjo aferë pa dhënë llogari Edi Rama Frika e Edi Ramës nuk mund të jetë frika e këtij Parlamenti. Rama të marrë guximin e të dalë nga vrima ku është futur e të japë llogari për aferën e inceneratorëve!’- tha Bardhi.

Kuvendi ka nisur me debate ndërsa është miratuar ndryshimi për rendin e ditës në Kuvend pasi është futur në rend dite projektligji për Akademinë e Shkencave. Nikolla tha se ndryshimi i rendit të ditës u bë me 69 vota pro.

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha ka shpalosur një banderole në Kuvend ku shkruhet ‘mafia e plehrave’. Berisha u afrua pranë foltores së Kuvendit, i shoqëruar edhe nga deputët e grupit të tij, teksa mbanin në duar banderola të Ramës me foto kanabisi.

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, para nisjes së seancës plenare u shpreh se sot PD do të kërkojë interepelancë për inceneratorët.

‘Mbrëmë vonë mbaroi punët Kuvendi për zbatimin e MSA, PD insistoi që çështjet kryesore dhe shqetësimet të paraqiteshin atje. Ne kemi shprehur shqetësimet në lidhje me zgjedhjet. Diskutuam për lirinë e medias që është kthyer në kryefjalën e takimit të djeshëm. Elementi i tretë ka qenë korrupsioni dhe lufta ndaj korrupsionit. Sot çështja e inceneratorëve është bërë jo vetëm një akuzë e opozitës, por edhe nda drejtësia. Abuzimi me fondet e bujqësisë nga BA është sot një akuzë e certifikuar nga OLAF. Është një njollë turpi. Të gjitha këto shqetësime i shprehëm në rezolutën e përbashkët të miratuar. PD do të insistojë që të përfshirët interpelanca për inceneratorët. Ky parlament është mbledhur tre herë për interesat private të 3 personave që janë në kërkim.’- tha Tabaku.

TRENDING

Exit mobile version