Politike

Tensionet në Komisonin e Medias, PS kërkon përjashtim për Bardhin dhe Nokën

Grupi Partisë Socialiste i ka paraqitur një kërkesë zyrtare Sekretariatit të Etikës për të vendosur masa ndëshkimore për deputetët demokratë Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.

Kërkesa e socialistëve ka ardhur pas tensioneve të krijuara në seancën e datës 15 janar në sallën e Parlamentit ku opozita vijoi aksionin e saj duke anuluar edhe fjalimin e Presidentit të Republikës, por edhe për situatën e krijuar sot në Komisionin e Medias.

Noka dhe Bardhi u përpoqën të hiqnin mikrofonin e deputetes Flutura Açka ditën e sotme në komision, ndërsa kjo e fundit ka refuzuar dhe mes tyre ka pasur replika të shumta.

Po ashtu Bardhi dhe Noka ishin dy nga protagonistët e seancës së fundit pasi kreu i grupit parlamentar pati replika të shumta me Kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

TRENDING

Exit mobile version