TURQI-Presidenti turk Rexhep Tayipp Erdogan ka folur për situatën e vendit të tij në lidhje me rajonet e tjera. Në një deklaratë për shtyp Erdogan ka thënë se në të gjitha çështjet vendi ka treguar vendosmëri, duke filluar nga situata në Karabak deri te tensionet në Mesdheun Lindor.
Gjithashtu, sipas tij në kohën që fuqia rajonale dhe globale e Turqisë po rritet edhe sulmet ndaj vendit të tij po ashtu.
“Për çështje thelbësore, nga Mesdheu Lindor te çështja e Karabakut, duke treguar vullnetin tonë të fortë, ne i kemi treguar botës vendosmërinë tonë për këto çështje. Ndërsa fuqia rajonale dhe globale e Turqisë rritet, edhe sulmet ndaj vendit tonë rriten. Hartat që u vendosën në tryezë nuk mund të zbatohen më në rajonin tonë ose në rajone të tjera,”-ka thënë ai
Tensionet kohët e fundit në Mesdheun Lindor janë përshkallëzuar për çështjen e kërkimeve të energjisë. Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije për të eksploruar për energji në shelfin e saj kontinental, duke përmendur se Ankaraja dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) kanë të drejta në rajon.
Por, këto kërkime kanë shkaktuar tensione me Greqinë, të cilët e kanë marrë si provokimin veprimin e Turqisë. Ndërkohë nga ana tjerët në krah Greqisë i ka dalë BE-ja, e cila ka paralajmëruar dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë në rast se nuk tërhiqet. Po ashtu së fundmi Turqia ka pasur dhe tensione me Francës, pas paralajmërimit nga presidenti francez Emannuel Macron se do të bënte një reformë për të luftuar ekstremizimin islamik në vend. Vendim i cili erdhi, pasi një mësues iu pre koka nga nxënësi i tij, sepse kishte shfaqur në klasë disa karikatura të profetit Muhamed. Tensionet u përshkallëzuan më tepër kur të dy liderat ofenduan njëri-tjetrin.