Kosova

Tensionet në Veri/ Hoti me kërkesa për Kurtin

KOSOVË- Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka listuar disa kërkesa ndaj Qeverisë së Kosovës për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve në veri. Në një postimi në rrjete sociale, Hoti shkruan se qeveria duhet të kërkojë me ngulm nga BE-ja dhe SHBA-ja që të bëjnë presion tek Serbia që të mos pengohen dhe të mos rrezikohen qytetarët që kalojnë nëpër Serbi.

Veprimet që nxjerrin Kosovën nga kjo kurth e Serbisë: Hiqni barrikadat në veri në bashkëpunim me KFOR-in. I keni lënë të zënë vend tepër gjatë. Kërkoni me ngulm nga BE-ja dhe SHBA-ja të bëjnë presion tek Serbia të mos pengohen dhe të mos rrezikohen qytetarët tanë që kalojnë nëpër Serbi. Ruajeni paqen fuqishëm. Tregoni gatishmëri për dialog dhe zgjidhje paqësore. Dëgjoni këshillat e miqve për veprimet që duhet ndërmarrë në kuadër të dialogut. Mos përmendni luftë e konflikte. Luftën e kemi paguar shtrenjtë, por e kemi fituar me ndihmën e miqve. Rreziku është të humbim në paqe për shkak të humbjes së mbështetjes nga miqtë tanë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Mbrëmjen e djeshme rreth 20 serbë kanë bllokuar pikën kufitare Merdare, në shenjë mbështetjeje për serbët në veri të Kosovës. Vendkalimi kufitar është i bllokuar në anën e Serbisë nga drejtimi i Kurshumlisë. Automjete të artilerisë së rëndë, traktorë dhe kamionë kanë bllokuar kufirin. Emigrantët që ktheheshin nga Kosova për festat e fundvitit janë sulmuar me bomba zhurmuese. Ata u shprehën se ky është haptazi një provokim. Ministria e Punëve të jashtme të Kosovës ka njoftuar se pika kufitare Merdare do të mbyllet deri në në njoftim të dytë ku barrikadat e vendosura të hiqen dhe udhëtarët të qarkullojnë lirshëm.

TRENDING

Exit mobile version