Kronike

Tentoi të vriste ish-vjehrrën dhe nipin e saj, jepet vendimi për autorët

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Gëzim Bacajn dhe Durim Kelmendin, shtetas nga Kosova pasi morën pjesë në ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Llakatund. Ata së bashku me Haki Bajramin, i cili është shpallur në kërkim, dhunuan gjyshen dhe nipin e më pas i dogjën shtëpinë.

Ish-dhëndri nga Kosova, Haki Bajrami dyshohet se pasi ka dhunuar anëtarët e familjes së ish-gruas, Lutfie Fanaj, i ka mbyllur brenda familjarët dhe më pas i ka hedhur benzinë duke djegur një prej dhomave. Flakët kanë djegur edhe banesën ngjitur, por fatmirësisht pa viktima.

Por ai nuk ka vepruar i vetëm, pasi bashkëpunëtorë të tij kanë qenë edhe dy persona të tjerë.

Në tentativë për t’u larguar drejt Kosovës është arrestuar në Pikën Kufitare të Morinës njëri prej autorëve të dyshuar, 42-vjeçari Gëzim Bacaj, banues në Kosovë. Gjithashtu për këtë rast, u vu në pranga 32-vjeçari Durim Kelmendi, banues në Kosovë.

Policia njofton se është shpallur në kërkim autori i dyshuar kryesor i kësaj ngjarje, 51-vjeçari Haki Bajrami, banues në Kosovë. Aktualisht vijon puna për kapjen e tij.

TRENDING

Exit mobile version