Aktualitet

Tentuan të grabisnin banesën e të moshuarit, policia e Lezhës shoqëron 8 persona

Policia e Lezhës menjëherë pas njoftimit të ngjarjes së rëndë në Malecaj të Lezhës, ku u dhunuan të moshuarit e familjes Buna, ka shoqëruar 8 persona si të dyshuar për ngjarjen. Denoncimi për ngjarjen ka ardhur nga Nikoll Buja, pronari i banesës i cili jetonte i vetëm duke qenë se fëmijët i ka në emigrim.

Grupi hetimor vijon veprimet hetimore dhe procedurale, duke administruar çdo provë e dëshmi si dhe janë shoqëruar 8 persona me qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.

TRENDING

Exit mobile version