Sport

“Tërbohen” tifozët/ Interesimi për derbin më i lartë se kurrë, ja si po vijon shitja

Interesim i lartë për derbin. Edhe dje shitja e biletave ka shkuar shumë mirë dhe pritet një stadium i mbushur me bardheblu. Kur duhen edhe tri ditë nga sfida e madhe te Tirana janë gati.

Përballja kryesore e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit do të rikthehet më 3 dhjetor, që do jetë dueli i dytë sezonal mes dy ekipeve.

Tirana është organizatore e kësaj sfide dhe si e tillë bardheblutë kanë nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e 3 dhjetorit që do të luhet në “Air Albania” në orën 19:00.

Biletat shkojnë nga 500 lekë më e lira deri në 5000 lekë më e shtrenjta. Biletat e ndeshjes tashmë janë në shitje “online” dhe në biletarinë e stadiumit “Selman Stërmasi”.

TRENDING

Exit mobile version