Aktualitet

Tërmet 5.4 ballë në Malin e Zi, lëkundjet ndihen edhe në Shkodër, Lezhë e Tiranë

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në orët e para të mëngjesit në Shkodër në orën 04:07 minuta.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Nikshiq të Malit të Zi, ku kjo zonë është përfshire nga tërmeti 5.4 ballë.

Tërmeti kishte thellësi rreth 10 kilometra dhe me epiqendër 21 km nga qyteti i Plužine, jo shumë larg kufirit me Bosnje dhe Hercegovinën.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Shkodër, Lezhë dhe Tiranë.

Tërmeti është ndjerë edhe në brigjet jugore të Adriatikut të Italisëm veçanërisht në Pulia

TRENDING

Exit mobile version