Kosova

Tërmet diplomatik në Bruksel, lëkundje të forta në Kosovë

Rotacioni i madh diplomatik në Shërbimin Evropian për Çështjet e Jashtme nënkupton zëvendësimin e një numri të madh të drejtuesve të institucioneve evropiane dhe ambasadorëve dhe pritet që ndryshimet përfundimtare të shpallen pas zgjedhjeve evropiane në qershor. Në kuadër të këtij rotacioni, Miroslav Lajçak do të largohet nga posti i përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Rotacion i madh diplomatik në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm tashmë ka filluar. Miroslav Lajçak, i cili që nga viti 2020 mban pozitën e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, do të largohet nga ky post në gusht, siç raporton portali i Radios Evropa e Lirë, dhe në shtator të këtij viti pritet të emërohet në pozitën e ambasadorit të BE-së në Zvicër.

Mandati i Lajçakut skadon zyrtarisht në gusht dhe pasardhësi i tij do të duhej të emërohej para 1 shtatorit për të mos krijuar vakum institucional, por ky emërim do të duhet të presë zgjedhjen e kreut të ri të diplomacisë, një pozicion i mbajtur aktualisht nga Josep Borell.

Sipas Marija Stojanoviç, gazetare e Demostat, largimi i Lajçakut nuk do të ndryshojë në mënyrë drastike situatën për Serbinë e as për Kosovën, kur është fjala për dialogun e Brukselit.

Po çfarë i sjell Ballkanit rotacioni i madh i diplomatëve të Bashkimit Evropian?

Stojanovic ka sqaruar se Bashkimi Evropian qëndron pas Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit dhe se Brukseli zyrtar pashmangshmërisht do t’i përmbahet asaj.

“Pavarësisht se kush e pason Lajçakun në detyrë, obligimet e Beogradit dhe Prishtinës janë të përcaktuara qartë” – potencoi gazetarja

Në kuadër të këtij rotacioni të madh diplomatik, përveç Lajçakut, ndryshime të rëndësishme për rajonin janë edhe ambasadori i ri për Bosnjë e Hercegovinë dhe shefi i zyrës për Kosovën.

Në krye të delegacionit në Bosnje dhe Hercegovinë do të jetë Luigi Soreca , i cili deri më tani ishte ambasador i BE-së në Shqipëri.

Zyra e BE-së në Kosovë do të drejtohet nga diplomati estonez Aivo Orav, i cili deri më tani ishte ambasador evropian në Estoni. Nga viti 1998 deri në vitin 2000, Orav ishte përgjegjës për politikën e sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Estonisë. Ai u bë ambasador i Estonisë në Poloni në vitin 2000 dhe qëndroi në atë detyrë deri në vitin 2005.

TRENDING

Exit mobile version