Sport

Tërmet në Angli, City dhe Chelsea rrezikojnë rënien nga Premier League

Heqja e 10 pikëve të Evertonit ka shkaktuar tërmet në futbollin anglez. Klubi nga Liverpooli u dënua për faktin që nuk ka respektuar rregullat e Fair-Play Financiar. Por jo vetëm Evertoni, pasi për shkak të FPF rrezikojnë shumë edhe Manchester City e Chelsea. The Times shkruan se dy klubet e mëdha mund të përballen me heqjen e 30 pikëve. Ose edhe më keq: rrëzimin nga Premier League! Një dënim që mund të jetë aktivizohet nëse akuzat ndaj Manchester Cityt dhe Chelseat vërtetohen nga një komision rregullator i pavarur. Kujtojmë që City u akuzua për më shumë se 100 shkelje të rregullave financiare në fillim të këtij viti. Përveç akuzave të vjetra ndaj kampionëve të Anglisë dhe Europës. E njëjta situatë edhe për Chelsea, me klubin londinez që është përballur me probleme të FPF që në periudhën kur në presidencë ishte rusi Abramovich. Shkeljet e supozuara mbulojnë efektivisht një periudhë nga sezoni 2009-10 deri në sezonin 2017-18. Pas dënimit të Evertonit, Stefan Borson, një ndër avokakatët që këshillonte Cityn, shkroi në Tëitter: “Kjo përforcon faktin se nëse vërtetohet, sanksionet kundër Cityt dhe tani ndaj Chelseat mund të çojnë në rënien e tyre nga kategoria. Një gjë është e sigurt, duke pasur parasysh shkallën e këtij sanksioni sportiv, ideja e një gjobe të thjeshtë kundër Chelseat duhet të rishikohet urgjentisht dhe menjëherë”. Manchester City u përjashtua nga Champions League në vitin 2020. Klubi u gjobit me 30 milionë euro për shkak të shkeljeve financiare të Fair Play. Por, dënimi u hoq më pas nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv dhe gjoba u ul në 10 milionë euro. Motivimi? Atëherë u theksua se “shumica e shkeljeve të supozuara nuk ishin konstatuar ose ishin të parashkruara”.

TRENDING

Exit mobile version