Sport

Tërmetet në Turqi dhe Siri, Messi dhuron 3.5 milionë euro

Tërmetet në Turqi dhe Siri iu kanë marrë jetën mijëra njerëzve. Lëkundjet e forta kanë rrëzuar shumë shtëpi, shkolla, ndërtesa dhe objekte të tjera. Problemet në këto dy vende kanë ngritur shqetësime për mbarë botën, përfshirë yllin e futbollit Lionel Messi.

Sipas raportimeve nga një sërë mediash në Turqi, Lionel Messi ka shpërndarë menjëherë ndihma humanitare në vlerën e 3.5 milionë eurove.

Lionel Messi i ka kërkuar fondacionit të tij, “Fondacionit Leo Messi”, që të dërgojnë ndihma në vendet e tërmetit. “Fondacioni Leo Messi” është një fondacion familjar që kujdeset për shëndetin dhe edukimin e fëmijëve të botës.

Vëllai i madh i Leos, Matias Messi, organizon aktivitetet e agjencisë në partneritet me UNICEF. Lionel Messi ka dhuruar 3.5 milionë euro fonde për tërmetet në Turqi dhe Siri.

Gjithashtu futbollistë të njohur si Demiral, Dybala, Bonucci, por edhe të tjerë, kanë bërë lëvizje për të të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i Turqisë.

TRENDING

Exit mobile version