Aktualitet

Tërmeti/ Shqipëria pjesë e fushatës ‘Turqia, një zemër’

Shqipëria ka dhuruar 1 milionë euro si mbështetje financiare për rindërtimin në Turqi pasi u godit nga tërmeti shkatërrues 7.9 ballë më 6 shkurt që shkaktoi mbi 35 mijë viktima. Këtë e bëri me dije kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh i nderuar që u bë pjesë e fushatës sensibilizuese televizive “Turqia, një zemër”.

Në një lidhje telefonike teksa fushata sensibilizohej transmetohej në të njëjtën kohë në 13 kanale televizive në Turqi, Rama shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe deklaroi mbështetjen për popullin turk. Po ashtu kujtoi se si presidenti turk Erdogan iu gjend pranë popullit shqiptar në vitin 2019 kur vendi ynë u godit nga tërmeti që shkaktoi 52 viktima.

“Jam shumë i nderuar të jem pjesë e këtij programi sensibilizues, si përfaqësues i Shqipërisë. Vendi ynë mbajti të hënën një ditë zie kombëtare, për të shprehur solidaritetin dhe nderuar viktimat e tragjedisë. Ne nuk do ta harrojmë çfarë bëri Presidenti Erdogan pas tërmetit të vitit 2019. Ne jemi me popullin turk. Në emër të popullit shqiptar ne duam të dhurojmë 1 milionë euro. E di që kjo nuk është asgjë, pasi nevojat janë shumë-shumë më të mëdha”, tha Rama.

Në përditësim…

 

TRENDING

Exit mobile version