Rajon

Tërmeti tragjik/ Në Greqi humbin jetën dy të mitur, një mur u shemb mbi ta, ndërsa po ktheheshin nga shkolla

Dy të mitur, 17 dhe 15-vjeç, kanë humbur jetën në ishullin grek Samos, ditën e sotme, si pasojë e tërmetit tragjik që goditi vendin.

Sipas mediave greke, të miturit, një vajzë dhe një djalë, ishin nxënës në shkollë të mesme, ndërsa në momentin e tërmetit, ata po ktheheshin në shtëpi.

Të dy fëmijët po ecnin në një rrugicë të vogël, ku kaluan pranë një muri gjysmë të rrënuar, që u shemb mbi ta, duke i marrë jetën.

Lëkundjet e forta të tërmetit shkaktuan dëme të mëdha në disa zona të ishullit, ndërsa raportohet për tetë persona të plagosur.

Në të njëjtën kohë, ndodhën katër tsunami të vegjël, duke përmbytur rrugët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version