Politike

Territorialja/ Berisha: Grupi i Alibeajt bëri pazar me Ramën

Berisha: Reforma Territoriale nuk është gjë tjetër vetëm reforma e punësimit partiak

Reforma territoriale e qeverisë aktuale është një nga dështimet madhore në historinë e vendit, dështim, i cili nxori në pah diskriminimin madhor të qytetarëve shqiptarë, pabarazinë e tyre në eksesin ndaj shërbimeve.

Një ndarje territoriale kryekëput e bazuar në dëshira partiake dhe në kundërshtim flagrant me kriteret e përcaktuara nga Kongresi i Autoriteteve Rajonale të Europës, në kundërshtim të hapur me interesat e qytetarëve shqiptarë.

Por kjo reformë është një dështim i madh, gjithashtu sepse ishte presupozuar që të lehtësonte barrën e administratës mbi qytetarët shqiptarë.

Rrogëtarët që këta qytetarë paguajnë për njësi vendorë.
E vërteta është se nga 420 bashki e komuna, sot në 61 njësi të qeverisjes vendore, personeli, punonjësit që paguhen në këto 61 njësi janë mbi 50 përqind më shumë sesa nga ata që paguheshin në 420 njësi.

Kjo reformë nuk ishte gjë tjetër vetëm reforma e punësimit partiak.

Luçiano Boçi: Të nderuar deputetë, ju përshëndes. Së pari ju uroj suksese në këtë sesion të ri parlamentar.
Sot jemi mbledhur për të paraqitur raportin për reformën teritoriale, të përpunuar nga grupi i punës, të ngritur pranë Partisë Demokratike. Grupi i punës ka zhvilluar takime frekuennte me grupet e interesit, me qytetarë pothuajse në të gjitha qarqet e Shqipërisë.
Ka marrë mendimet e tyre, i ka bashkërenditur në raport edhe me kërkesat e tjera të deputetëve dhe sot do të paraqesë këtë raport. Përmbi këtë raport, i cili do të marrë formën finale në fund të mbledhjes, çdo deputet, përfaqësues i qarkut, në bazë të kërkesave që ka marrë nga qytetarët mun të kërkojë modifikime, ndryshime, që përputhin pikërisht atë që duhet të arrijë kjo reformë, kërkesën e qytetarit, me qëllim që shërbimi i njësisë bashikake-lokale të shkojë si shërbim ndaj qytetarit dhe jo të jetë një reformë matematikore, të numrave, të votave politike.
Për detajet ne do të dëgjojmë drejtuesin e grupit të punës që është Z.Bylykbashi, por së pari dua t’ja kaloj fjalën kryetarit të Partisë Demokratike Z.Sali Berisha.

Berisha: Rama bëri pazare të papërgjegjshme për reformën territoriale

Në pazaret e mëparshme, siç është bërë publike, me të cilat PD sot nuk ka asnjë lidhje, me Edi Ramën ishte rënë dakord që të votohej vetingu dhe ai do lëshonte 4 bashki, të shtoheshin 4 bashki.
Një pazar i papërgjegjshëm pa asnjë kriter tjetër përveç biznesit.
Natyrisht, si zakonisht ky ishte një Pazar për të kaluar radhën se dje pseudomazhoranca deklaroi se nuk ka asnjë detyrim.
Unë dua të falënderoj grupin e punës që ka bërë një punë shumë serioze, për të paraqitur para shqiptarëve një platformë të re të reformës territoriale.
Sot nuk mund të pretendosh në 420 njësi, por reforma me 61 bashki, në të cilën Tirana me Durrësin me 1.2 milionë, kanë gjithsej katër njësi, kurse Gjirokastra me 120 mijë banorë ka 7 njësi, kjo flet vetë. Ky është një parcelizim se si partia të sigurojë vota. Pra është një ndarje në funksion të interesave të PS-së.

Berisha: Ja pse jemi angazhuar në procesin e reformës territoriale

Qytetarët shqiptarë mund të shtojnë pyetjen: ju nuk keni votat, pse angazhoheni në këtë proces.
Pyetja është e drejtë. Por ne angazhohemi në këtë proces sepse reforma territoriale është jashtëzakonisht e rëndësishme për qytetarin shqiptar.
Ne përgatisim variantin tonë, të cilin e kemi shumë të qartë se me një armik të lirisë së shqiptarëve, si Edi Rama, që bën gjithçka për të dominuar dhe sunduar vullnetin e tyre, kjo platformë nuk do miratohet.
Por ama, një votim masiv i shqiptarëve për PD-në dhe opozitën, bën të mundur rikthimin e kësaj ndarje të re territoriale, e cila është në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë dhe Shqipërisë, pasi dihet se me progresivin drejt BE-së, bashkëpunimi i rajoneve është një nga bashkëpunimet më të rëndësishme në kuadër të këtij integrimi. Europa është Europa e rajoneve. Shqipëria do i përshtatet këtij standardi evropian me platformën që kemi përgatitur.

‘Territorialja’, Berisha: Grupi i Alibeajt bëri pazar me Ramën, pasi votoi zgjatjen e afateve të vettingut

Sali Berisha në një komunikim për mediat tha se grupi i Alibeajt ka bërë Pazar me Edi Ramën për reformën territoriale që të votohej vettingu. Por sipas Berishës, pseudomazhornca bëri Pazar sa për të kaluar radhën, pasi deklaroi se nuk ka asnjë lloj detyrimi.

‘Një nga dështimet madhore i reformën territorial. Kjo reformë është një dështim pasi ishte presupozuar që të lehtësonte barrën e administratës mbi qytetarët shqiptarë. Rrogëtarët që këta qytetarë paguajnë për njësi vendore. Nga 420 bashki dhe komuna, sot në 61 njësi qendrore, personeli është më shumë nga ato që paguheshin në 420 njësi. Kjo reformë nuk ishte që gjë tjetër veçse ajo e punësimit partiak. Në pazaret e mëparshme, siç ka rezultuar apo bërë publike me të cilat PD sot s’ka asnjë lidhje, ishte rënë dakord që të votohej vetting dhe ai do të lëshonte 4 bashki. Pazar i papërgjegjshme jashtë të gjitha kritereve përveç pazarit, biznesit. Ishte një Pazar sa për të kaluar radhën, pasi pseudomazhoranca deklaroi se nuk ka asnjë lloj detyrimi. Unë falendroj grupin e punës së ka bërë një punë serioze për të paraqitur një platformë të re të reformës territoriale.’- tha Berisha.

 

Rithemelimi i Partisë Demokratike ka bërë propozimin e tij në lidhje me hartën e re Territoriale. PD e Berishës ka propozuar që në total të jenë 95 bashki dhe të shtohen 34 njësi vendore më shumë.

Ylli Asllani, sekretar i Rithemelimit të PD: Në projektin tonë kemi 95 bashki asimetrike. Janë 34 njësi vendore më shumë se ndarja aktuale. 51% e bashkive janë bashki qëndrore, do të mbulojnë edhe sportin. Pjesa tjetër e bashkive do të kenë funksione të plota, por do të jenë të fokusuara te shërbimet bazë.

Lidhur me nivelin e dytë, PD i përmbahet konceptit europian të rajoneve. Rajonet do të garantojnë një harmonizim të zhvillimit makro. PD me këtë draft ka një opsion për Tiranën ndryshe nga forcat e tjera politike. PD është për një qytet metropolitan, një Tiranë me 14 bashki të vogla. Kurse politikat qëndore do ti luajë bashkia kryesore që do të jetë ajo e Tiranës.

Në Korçë kanë qenë 6 bashki, propozimi është 10 bashki, ku janë shtuar Leskoviku, Vithkuq, Voskopojë dhe Pojan.

Në Vlorë nga 7 bashki janë propozuar 11, ku është shtuar Orikumi, Novosela, Lumi i Vlorës (Amantia) dhe Ksamili.

Berati nga 7 bashki bëhet me 9 bashki, janë shtuar Shpiragu dhe Otllaku.

Në Fier nga 6 bashki bëhen 12 bashki, shtohen Golem, Ardenicë, Levan, Cakran, Fratar.

Në Elbasan nga 7 bashki bëhen 10 bashki, shtohen Shpati, Bradasheshi.

Në Tiranë nga 5 bashki bëhen 9 bashki, shtohen Ndroqi, Petrela, Kashari, Dajti. Gjithashtu edhe 11 minibashkitë të kalojnë në Bashki.

Në Kurbin nga 1 bashki bëhen 2 bashki, shtohet Mamurrasi.

Në Durrës nga 3 bëhen 4, është shtuar Sukthi.

Në kukës nga 3 bëhen 5 bashki.

TRENDING

Exit mobile version