Kronike

Terrorizoi një familje me breshëri kallashnikovi, arrestohet 34-vjeçari

Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga Policia.

Pas marrjes së njoftimit se rreth orës 23:00, të datës 20.08.2023, brenda një banese në fshatin Potom, ishte qëlluar me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, me qëllim arrestimin e autorit. Më pas, Policia vuri në pranga personin me inicialet L.T, banues në fshatin Potom, Skrapar.

Ky person ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, drejt mureve të banesës së shtetasit S. H., 61 vjeç, për të kanosur anëtarët e familjes së këtij shtetasi, për shkak të një konflikti për motive të dobëta që kishte me ta.

Arma e zjarrit kallashnikov me të cilën u qëllua, dhe 21 fishekë luftarak, u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Qëlloi me armë zjarri kallashnikov, brenda një banese, dhe iu rrezikoi jetën anëtarëve të një familjeje, për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov dhe 21 fishekë luftarak. Pas marrjes së njoftimit se rreth orës 23:00, të datës 20.08.2023, brenda një banese në fshatin Potom, ishte qëlluar me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, me qëllim arrestimin e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë së Skraparit, në bashkëpunim me ato të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Berat, u kap dhe u vu në pranga shtetasi L. T., 34 vjeç, banues në fshatin Potom, Skrapar.

Shtetasi L. T. ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, drejt mureve të banesës së shtetasit S. H., 61 vjeç, për të kanosur anëtarët e familjes së këtij shtetasi, për shkak të një konflikti për motive të dobëta që kishte me ta. Arma e zjarrit kallashnikov me të cilën u qëllua, dhe 21 fishekë luftarak, u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

TRENDING

Exit mobile version