Bota

Thaçi e Daçiç, të tmerruar se mos po tradhëtonin/ Catherine Ashton rrëfehet

Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Catherine Ashton, në një intervistë për “The Rest Is Politics”, ka folur në lidhje me angazhimin e saj në dialogun Kosovë-Serbi dhe për gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës në Hagë.

Për të përshkruar “agoninë e zgjedhjeve” që në marrëdhëniet ndërkombëtare ka të bëjë me vendimet e vështira që duhet të merren gjatë ndërveprimit diplomatik, por ku në të njëjtë kohë ka shumë zgjedhje në dispozicion, ish-kryediplomatja e ka ilustruar pikërisht me procesin e dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ashton ka vlerësuar lartë ish-kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç, posaçërisht për gatishmërinë e tyre për t’u angazhuar drejt zgjidhjes së problemeve, teksa dhe ka ndarë disa sekuenca të shkurtra nga takimet e para mes dy krerëve të dy shteteve armiqësore në Bruksel.

“Ata ishin absolutisht të tmerruar dhe unë isha absolutisht e bindur se njëri prej tyre do të vraponte nëpër korridor dhe do të zhdukej, por nuk e bënë. Secili prej tyre mendonte se ishte ulur në të njëjtën tavolinë me djallin dhe ishin të tmerruar nga djenja se mos po tradhtonin vendet e tyre” – tregoi Catherine Ashton

Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian ka komentuar edhe gjyqin ndaj ish-eprorëve të UCK-së që ka nisur në fillim të prillit në Dhomat e Specializuar të Kosovës, përkatësisht për gjyqin ndaj ish-kryeministrit e presidentit Thaçi, teksa ka deklaruar: Kur merresh me zgjidhjen e problemeve të luftës, nuk do duhet të flasësh me njerëz që nuk kanë bërë asgjë në luftë”.

TRENDING

Exit mobile version