Politike

Thellohet përçarja/ Japin dorëheqjen nga kryesia e PD, Oriela Nebiaj dhe Flamur Hoxha

Thellohet gjithnjë e më shumë përçarja në Partinë Demokratike. Pas dorëheqjes së Jorida Tabakut nga posti i nënkryetares së kësaj force politike, edhe nga Kryesia ka pasur largime.

Kanë dhënë dorëheqjen, dy anëtarë të Kryesisë së PD-së, konkretisht, Flamur Hoxha dhe Orjela Nebijaj.

Mësohet se në mbledhjen e djeshme të Kryesisë, Hoxha ka votuar kundër, në lidhje me zgjedhjet e reja për kryetar në parti, ndërsa, Nebijaj abstenoi.

Mbledhja e djeshme është shoqëruar me tensione, ku mbështetës militantë të ish-kryedemokratit, Lulzim Basha kanë sulmuar disa anëtarë dhe deputetë teksa po largoheshin nga selia.

 

TRENDING

Exit mobile version