Ekonomi

Themelohet Këshilli Rajonal i Biznesit,anëtarë të së cilës janë përfaqësuesit e 16 kompanive, të cilat zhvillojnë aktivitet në Rajonin e Ballkanit Perëndimor

Këshilli Rajonal i Biznesit 

Në datën 4 nëntor  2020 u mbajt sesioni i themelimit të Këshillit Rajonal të Biznesit. Këshilli Rajonal i Biznesit, anëtarë  të së cilës janë përfaqësuesit e 16 kompanive, të cilat zhvillojnë aktivitet në Rajonin e Ballkanit  Perëndimor, do të përfaqësojë 400.000 sipërmarrje të të gjithë rajonit dhe do të ketë si synim  eleminimin e barrierave për krijimin e një mjedisi biznesi më stimulues dhe më konkurrues në  rajon. 

Në këtë takim të organizuar në platformë online morën pjesë anëtarët e Bordit Drejtues të  Forumit të Investimeve të 6 Dhomave të Ballkanit Perëndimor (WB6 CIF), anëtarët e Këshillit të  Biznesit, Z. Thomas Hagleitner, Drejtuesi i DG NEAR i Komisionit Evropian, Znj. Majlinda Bregu,  Sekretare e Përgjithshme e RCC, Z. Emir Djikic, Drejtor i Sekretariatit të Cefta dhe përfaqsues të  tjerë të lartë të institucioneve ndërkombëtare. 

Kompanitë shqiptare, anëtare të këtij Këshilli janë: 

  1. Balfin Group, përfaqësuar nga znj. Edlira Muka 
  2. Agna Group, përfaqësuar nga z. Vasil Naçi 
  3. Infosoft Group, përfaqësuar nga z. Grigir Joti. 

Këshilli Rajonal i Biznesit parashikohet si një organ këshillimor i Bordit Drejtues të Forumit të  Investimeve të 6 Dhomave të Ballkanit Perëndimor (WB6 CIF), ku vendi ynë përfaqësohet nga  Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, znj. Ines Muçostepa. 

Së bashku me anëtarët e Bordit Drejtues të Forumit të Investimeve të 6 Dhomave të Ballkanit  Perëndimor (WB6 CIF), Këshilli Rajonal i Biznesit do të dalë me propozime dhe sugjerime  politikash dhe do të jetë aktiv me qeveritë e rajonit, RCC, CEFTA dhe aktorë të tjerë të interesuar  për të krijuar një mjedis biznesi më stimulues dhe më konkurrues në Ballkani Perëndimor. 

Për më tepër, roli i Këshillit është të promovojë një dialog të drejtpërdrejtë midis komunitetit të  biznesit të Ballkanit Perëndimor dhe vendimmarrësve të BE-së, në mënyrë që të mundësojë  integrimin më të shpejtë të rajonit në tregun e vetëm të BE-së, përmes qasjes gjithëpërfshirëse të zgjerimit.

Anëtarët e Këshillit të Biznesit pritet të marrin pjesë në takime vjetore jo vetëm me Anëtarët e  Bordit Drejtues të Forumit të Investimeve të 6 Dhomave të Ballkanit Perëndimor (WB6 CIF), por  herë pas here edhe me Presidentët ose Kryeministrat e vendeve të rajonit / përfaqësuesit e lartë/  ministrat / grupe interesi të Komisionit Evropian për krijimin e një mjedisi biznesi më stimulues  dhe më konkurrues në rajon. 

Anëtarët e Këshillit gëzojnë të drejtën të takohen dhe të diskutojnë se si të kapërcejnë pengesat  në të bërit biznes në rajon me të gjithë aktorët relevantë, përfshirë zyrtarët e lartë të qeverive  në rajon, por edhe të diskutojnë harmonizimin e politikave me acquis të BE-së drejtpërdrejtë  me përfaqësuesit e BE-së. 

Këshilli, si përfaqësues i sektorit privat rajonal, do të monitorojë zbatimin e Planit të Përbashkët  të Veprimit të Tregut, mbështetur nga ekipet e ekspertëve të dhomave anëtare të WB6 CIF. 

Përmes nismave dhe propozimeve të tij, bazuar në katër parimet e lirive të BE (qarkullimi i lirë i  mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit), Këshilli do të mbështesë zbatimin e Planit të  Veprimit mbi Tregun e Përbashkët Rajonal. 

Së bashku me Anëtarët e Bordit Drejtues të WB6 CIF, Këshilli do të vendosë sistemin KPI (treguesit  kryesorë të performancës) për çështjet më të rëndësishme, të cilat ndikojnë në aktivitetin e  biznesit në kuadër të zbatimiit të Planit të Veprimit mbi Tregun e Përbashkët Rajonal (p.sh.  pengesat që burojnë nga dinamikat e ndryshme në rajon dhe procesi i harmonizimit me  standardet dhe acquis e BE-së, krijimi i one-stop shop në pikat më të shpeshta të kalimit brenda  rajonit, njohja reciproke e dokumentacionit tregtar, krijimi i një tregu rajonal të tregtisë  elektronike, ulja e kostove të pagesave rajonale, lëvizja e lirë e punës , liberalizimi i tregtisë së  shërbimeve, projektet e infrastrukturës rajonale, heqja e barrierave jo-tarifore, etj.). 

Nga roli i tij këshillues, Këshilli do të sugjerojë masat e duhura, të cilat do të inkurajojnë dhe  lehtësojnë zgjerimin gjithëpërfshirës. Zgjerimi gjithëpërfshirës është parimi i shkurtimit të  barrierave në tregti dhe vendosja e mekanizmave të politikës së përbashkët kur plotësohen  kushtet për harmonizimin e rregullave të përbashkëta dhe ngritjen e institucioneve, ose  praktikave të zbatueshme. Objektivi është perspektiva e ekonomive të Ballkanit Perëndimor si  pjesëmarrës të ardhshëm të plotë në tregun e brendshëm. 

Këshilli do të jetë aktiv për organizimin e takimeve të rregullta në formën e një Platforme Biznesi  BE-WB6 me qëllim komunikimin e pengesave dhe mundësive për bizneset me vendimmarrësit e  BE-së. Një dialog i tillë do të shërbente për të kërkuar zgjidhje administrative, rregullatore dhe  politike, dhe të mbështesin komunitetet e biznesit në Ballkanin Perëndimor për të kuptuar më 

mirë Bashkimin Evropian, legjislacionin e tij dhe për t’i ndihmuar ata që të përgatiten për  integrimin në Tregun e Vetëm. 

Lista e sipërmarrjeve të Këshillit të Biznesit: 

Shqipëri 

  1. Balfin Group 
  2. Agna Group 
  3. Infosoft Group 

Bosnje Hercegovinë 

  1. MS Wood 
  2. Sarajevski kiselјak 
  3. Mikroelektronika 

Kosovë 

  1. Devolli Corporation 
  2. ALBI Group 

Maqedonia e Veriut 

  1. Alkaloid 
  2. M-6/Tikveš 

Serbi 

  1. Elixir Group 
  2. Nelt Group 
  3. Milšped Group 

Mali i Zi 

  1. Voli 
  2. Trebjesa 
  3. Portonovi Resort

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version