Kosova

Thërrimet e Vuçiçit shuajnë urinë e Perëndimit por jo Kosovën, Serwer ka një mesazh

Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja për korrupsion dhe si rusofilë.

“Parlamenti i Serbisë miratoi javën e kaluar qeverinë e re të vendit. Personeli dhe programi përfaqësojnë një kthesë të mëtejshme drejt së djathtës etnonacionaliste, anti BE. Qeveria përfshin ministra që SHBA-ja i ka sanksionuar tashmë për korrupsion, si dhe sykofantë të hapur rusofilë. Për të mos përmendur një kryeministër që udhëhoqi Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë vitin e kaluar, kur ajo ishte bashkëpunëtore në një sulm terrorist në veri të Kosovës, rrëmbimin e policisë së Kosovës dhe trazirat kundër paqeruajtësve të udhëhequr nga NATO-ja. Ai tashmë ka përsëritur dëshirën e Serbisë për marrëdhënie të mira me Rusinë dhe refuzimin për t’u lidhur me sanksionet e BE-së kundër Moskës”, ka shkruar Serwer.

Sipas tij, presidenti Vuçiç po lë pak vend penetrimi dhe besimi për ata që argumentojnë se Serbia është drejt Perëndimit në rrugën e saj.

Në muajt e fundit ai është takuar në mënyrë të dukshme me diktatorët e mundshëm të Hungarisë dhe Azerbejxhanit, si dhe me autoritarët që qeverisin Bjellorusinë, Rusinë dhe Kinën. Vuçiç nuk po e fsheh ambicien e tij për të shtrirë autoritetin e tij në 49% të Bosnjës dhe Hercegovinës të kontrolluar nga serbët, të gjithë Malit të Zi dhe veriut të Kosovës me shumicë serbe. Ai kryesoi gjithashtu në dhjetor manipulimet zgjedhore në zgjedhjet kombëtare groteske, të padrejta dhe plot mashtrime, që e shtyu Freedom House të vazhdojë ta ulë në renditjen e saj demokracinë në Serbi”- ka theksuar profesori amerikan dhe ka treguar se zyrtarë në SHBA dhe Evropë janë të përgatitur ta tolerojnë dhe madje ta shpërblejnë Aleksandër Vuçiçin.

“Disa kanë frikë se çdo alternativë tjetër mund të jetë më e keqe. Të tjerët nuk duan të pranojnë dështimin e tre viteve ndaj Vuçiçit. Të tjerë ende imagjinojnë se thërrimet që ai shpërndan në drejtim të perëndimit, mund të jenë hapa të vegjël dhe përmirësime për çështje më të mëdha.

Predhat dhe plumbat që Serbia lejon të shkojnë në Ukrainë, mund të ndikojnë te disa, ndonëse nuk duhet me siguri, se sasia e nisur mbërrin e gjitha në Kiev, apo tretet rrugës duke devijuar për në Moskë” – theksoi Daniel Serwer.

Profesori amerikan u shpreh se vetëmashtrimi është një pjesë e madhe e kësaj historie.

“Vuçiç e ka bërë të qartë se nuk do ti zbatojë marrëveshjet që SHBA dhe BE i konsiderojnë si ligjërisht të detyrueshme. Beogradi e ka kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kjo përkundër kualifikimeve të tij dhe përfitimeve që mund të kenë prej tyre serbët e Kosovës. Me siguri amerikanët dhe evropianët inteligjentë e kuptojnë se pjesëmarrja serbe në stërvitjet e NATO-s gjeneron një rrjedhë të konsiderueshme të inteligjencës në Rusi”- potencoi profesori amerikan.

 

TRENDING

Exit mobile version