NTV
No Result
View All Result
02/03/2021 , 21:09
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
02/03/2021 , 21:09
NTV
No Result
View All Result
Home Bota

“Thirrje për zgjim”/ A jemi të përgatitur për pandeminë tjetër? Flet këshilltari i OBSH-së

Në konferencën e fundit për media të OBSH-së për këtë vit, drejtori ekzekutiv i OBSH-së për emergjencat shëndetësore, Dr. Mike Ryan, tha se bota tani është në një vend më të mirë për sa i përket fushës së shkencës diagnostike, vaksinës dhe fushave të tjera

by Cuci
29/12/2020 , 11:31
Disa shtete të BE-së ndalojnë fluturimet me Britaninë nga frika e variantit të ri të virusit
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një vit pasi koronavirusi i ri (COVID-19) shpërtheu në mbarë botën, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se në të ardhmen bota mund të përballet me një pandemi edhe më të madhe, ndërsa me shpërthimin ekzistues sipas OBSH-së, bota nuk është “plotësisht” e përgatitur për t’u përballur me të.

Në konferencën e fundit për media të OBSH-së për këtë vit, drejtori ekzekutiv i OBSH-së për emergjencat shëndetësore, Dr. Mike Ryan, tha se bota tani është në një vend më të mirë për sa i përket fushës së shkencës diagnostike, vaksinës dhe fushave të tjera.

Por, paralajmëroi Ryan, bota “duhet të bëhet gati për diçka që mund të jetë edhe më e ashpër në të ardhmen”. Ai tha se pandemia COVID-19 ka qenë e rëndë, duke u përhapur me shpejtësi në mbarë botën.

“Kjo (pandemi) nuk është domosdoshmërisht më e madhja. Ky virus është shumë i transmetushëm dhe vret njerëz dhe privon kaq shumë njerëz nga të dashurit e tyre. Por fataliteti i tij aktual është mjaft i ulët në krahasim me sëmundjet e tjera që shfaqen. Kjo është një thirrje zgjimi”, tha Ryan.

Kjo deklaratë erdhi në një kohë kur shumë vende të botës po mbyllin kufijtë e tyre me Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të shqetësimeve që burojnë nga një lloj i ri i koronavirusit, që raportohet se është më infektues.

Ndërkaq, këshilltari i lartë i OBSH-së, Dr. Bruce Aylward, tha se ky virus “po na tregon se nuk jemi të përgatitur”.

“Tani jemi në valët e dyta dhe të treta të këtij virusi dhe ende nuk jemi të gatshëm të përballemi me të. Ne jemi të përgatitur për gripin më mirë sesa kemi qenë në të kaluarën. Tani jemi më të përgatitur edhe për koronavirusët. Por a jemi të përgatitur për pandeminë tjetër… do të ishte marrëzi të thuash se jemi plotësisht të përgatitur”, tha Aylward.

Related Posts

Greqia në ALARM – Gjatë 24 orëve të fundit regjistrohen 2300 të infektuar…Ekspertët: Shkaku kryesor virusi britanik
Bota

Greqia në ALARM – Gjatë 24 orëve të fundit regjistrohen 2300 të infektuar…Ekspertët: Shkaku kryesor virusi britanik

02/03/2021 , 16:21
COVAX do të shpërndajë 237 milionë doza vaksinash në 142 shtete deri në fund të majit
Bota

COVAX do të shpërndajë 237 milionë doza vaksinash në 142 shtete deri në fund të majit

02/03/2021 , 16:11
Kina, drejt miratimit të një tjetër vaksinë – Injektimi është 100% efikas në rastet e rënda me Covid-19
Bota

Kina, drejt miratimit të një tjetër vaksinë – Injektimi është 100% efikas në rastet e rënda me Covid-19

02/03/2021 , 16:01

Recent Posts

  • Aleksandër Vuçiç në Sarajevë – Dhuron 10 mijë doza vaksine
  • Greqia në ALARM – Gjatë 24 orëve të fundit regjistrohen 2300 të infektuar…Ekspertët: Shkaku kryesor virusi britanik
  • COVAX do të shpërndajë 237 milionë doza vaksinash në 142 shtete deri në fund të majit
  • Ish-i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovës-Serbi, Richard Grenell “sulmon” Kurtin: Ai është anti-amerikan, kundërshtoi Clintonin, Bushin, Obamën e Trumpin
  • Kina, drejt miratimit të një tjetër vaksinë – Injektimi është 100% efikas në rastet e rënda me Covid-19

Kategorite

  • Aktualitet (1,992)
  • Bota (1,998)
  • DOSSIER (16)
  • Ekonomi (239)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (127)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (307)
  • Kronike (753)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (96)
  • Lifestyle (663)
  • MEMORIE (31)
  • Moti (120)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,428)
  • Politike (1,012)
  • Rajon (178)
  • REAGIM (125)
  • Shendeti (452)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (75)
  • Sport (433)
  • Videonews (381)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!