Kosova

Thomas Waitz: Lajçak të dorëhiqet si negociator, ka treguar se nuk e bën dot

Eurodeputeti austriak Thomas Waitz tha në një intervistë, duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, tha se emisari i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak duhet të tërhiqet menjëherë si negociator. Sipas tij, Lajçak nuk ka arritur rezultatet që priteshin dhe ka treguar hapur se nuk është i përshtatshëm për pozicionin e caktuar “Duhen marrë masa kundrejt politikës së praktikuar nga disa politikanë nga ana e Unionit Europian. Ndaj negociatorëve duhen marre disa masa dhe Bashkimi Europian duhet te pezulloje fondet për Serbinë derisa të kemi në dorë përfundimin e hetimeve për ngjarjen e ndodhur në fshatin Banjskë në Kosovën veriore, ku prej sulmit terrorist u vra një rrshter i policisë së Kosovës” – deklaroi eurodeputeti “Mendoj se kryediplomati Borrell, nuk është i paanshëm në negociata, kurse meisari Miroslav Lajcak, nga ana tjetër ka treguar qartazi se nuk është i përshtatshëm për atë punë. Ai nuk ka qenë në gjendje të qetësojë tensionet dhe as të ofronte arritje dhe zhvillime pozitive në dialog midis Serbisë dhe Kosovës, pra ai duhet të shkarkohet dhe të kuptojë se nuk është i përshtatshëm për atë punë” – theksoi Thomas Waitz

 

TRENDING

Exit mobile version