NTV
No Result
View All Result
19/04/2021 , 15:22
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
19/04/2021 , 15:22
NTV
No Result
View All Result
Home Kronike

Thyen rregullat anticovid, gjobiten 1181 qytetarë në 24 orë

1181 qytetarë janë gjobitur gjatë 24 orëve të fundit për thyerje të masave anticovid.

by Ballhysa
19/02/2021 , 14:05
Thyen rregullat anticovid, gjobiten 1181 qytetarë në 24 orë
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndëshkohen me masë administrative 1181 shtetas që nuk zbatuan masat anticovid, 1173 prej tyre për mosvendosjen e maskës mbrojtëse. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 950 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 223 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse. Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 8 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative dhe janë lënë të lirë.  Gjatë kontrolleve në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një lokal që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë. Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 7 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.  Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Tags: kryesorepolicia e shtetit

Related Posts

U gjetën të vdekur dhe pa rroba, 2 të rinjtë e aksidentuar në Spanjë mbërrijnë në Shqipëri
Kronike

U gjetën të vdekur dhe pa rroba, 2 të rinjtë e aksidentuar në Spanjë mbërrijnë në Shqipëri

19/04/2021 , 11:55
Ishte në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet trafikanti durrsak me dy mbiemra
Kronike

Trafikim lëndësh narkotike, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe vjedhje, 3 të arrestuar në Bulqizë

19/04/2021 , 11:41
Sarandë/ Procedohet penalisht përgjegjësja e një banke, nën pranga 2 persona të tjerë
Kronike

Aksident në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, plagoset një 70-vjeçar

19/04/2021 , 11:33

Recent Posts

  • Ambasada italiane jep njoftimin e rëndësishëm – Ndryshojnë rregullat për hyrjen në Itali nga Shqipëria… Detajet
  • Artisti i Merituar, Gulielm Radoja, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e Covid-19
  • Komiteti i Ekspertëve: Karantinë 14 ditë për këdo që hyn në Shqipëri nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, gjimnazistët mësim në shkolla
  • Botuesi nxjerr pamjet: Presidenti Meta i maskuar takohet në Lalëz me një person në kërkim
  • Asgjë si më parë – Shihni si duket bota në kohën e koronavirusit (FOTO)

Kategorite

  • Aktualitet (2,264)
  • Bota (2,795)
  • DOSSIER (70)
  • Ekonomi (273)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (169)
  • Kembimi valutor (29)
  • Kosove (399)
  • Kronike (1,085)
  • kryesore (4)
  • Kulture (59)
  • Kuriozitete (4)
  • LAJMI I FUNDIT (155)
  • Lifestyle (778)
  • MEMORIE (37)
  • Moti (159)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (2,161)
  • Politike (1,641)
  • Rajon (224)
  • REAGIM (146)
  • Shendeti (517)
  • Shkrime (18)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (103)
  • Sport (662)
  • Videonews (390)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!