Bota

T’i harrojnë fondet e BE-së/ Tjetër KËRCËNIM nga Greqia për Shqipërinë

Greqia po ashpërson gjithmonë e më shumë gjuhën ndaj Shqipërisë për shkak të çështjes Beleri. Pas “injorimit” që kryeministri Mitsotakis i bëri Edi Ramës, duke mos e ftuar në darkën e sotme me liderët e Ballkanit, një tjetër goditje vjen nga qeveria greke. Ministri e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, Adonis Georgiadis ka deklaruar se “nëse Shqipëria vazhdon të pengojë betimin e Fredi Belerit si kryetar bashkie në Himarë, të harrojë fondet e Bashkimit Evropian”.

Georgiadis u shpreh gjithashtu se “nëse shqiptarët guxojnë të betohen për një kryetar tjetër bashkie ose të bëjnë sërish zgjedhje, duke e mbajtur Belerin në burg, ky do të jetë një faktor për Greqinë në marrëdhënie të këqija me Shqipërinë për një periudhë të pacaktuar.”

TRENDING

Exit mobile version