Pinknews

“Ti rri sa për një pension, për të ngrënë bukë”/ Julia ironizon hapur Eglën: Do dalësh…

Dy aktoret, Julja Ilirjani dhe Egla Ceno, vijojnë të mos kenë një marrëdhënie të afërt në “Big Brother VIP”, madje në të shumtën e rasteve ironizojnë njëra-tjetrën.

Gjatë një “bisede” që kishin të dyja, Julja i ka thënë të dilnin në një nominim ‘kokë më kokë’, ndërsa Egla i është përgjigjur duke i thënë të pres edhe pak.

Egla i ka sjellë në vëmendje pensionin pleqërisë, që sipas saj do të marr prej karrierës së saj si aktore, duke e pyetur me ironi “si e marr pension më të madh, mjeshtre e popullit apo…”.

“Më të madhin se kap dot ti zemra se kanë bërë punë më shumë të tjerët. Më të madhin e dua për vete, ti rri sa për një pension për të ngrën bukë”, i ka thënë Julja.

Pjesë nga biseda:

Julja: Unë dhe ti dalim në nominim. Unë me tre ditë, ti me 40 ditë punë. Po hajde, unë mallin ta nxora, se jemi si shoqe të ngushta

Egla: Po prit edhe disa ditë se ti je e pa nominueshme akoma.

Julja: Kaloje edhe këtë nominim që je pastaj flasim, të shohim.

Egla: Atë pensionin mos ma harro të lutem. Unë do bëj çfarë të duash ti, vetëm nëse ti më premton që atë pension…

Julja: Edhe pleqërinë do e kalojmë bashkë, do marrim shtëpi bashkë!

Egla: Si e marr pension më të madh, mjeshtre e popullit apo…

Julja: Më të madhin se kap dot ti zemra se kanë bërë punë më shumë të tjerët. Me të madhin e dua për vete, ti rri sa për një pension për të ngrën bukë. Po vazhdove këtë sjellje do marrësh cik më shumë.

Egla: Faleminderit Julja që na drejtove humorin dhe fjalën.

Julja: Kam shumë qejf kur flas me ty si intelektuale.

Egla: Mos na i trego pikat e dobëta goca se mos na zbulojnë.

Julja; Ne na zbuluan që ditën e parë, ca të bëjmë tani. Po gjithsesi Egla ti do dalësh, se dy shoqe në një vend nuk shkojnë. Se këtu ka dhe të tjerë që duhen mësuar. Pas njohjes më mua do jesh e lumtur.

Egla: Veç më thuaj kur ti bëj valixhet gati? Veç mos u nis e mos u fik shpesh se do prishesh.

Julja: Mos ki merak fare.

 

      

TRENDING

Exit mobile version