Sport

Tifozja i kërkon fanellën Myrto Uzunit dhe e falenderon në shqip

Sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni është kthyer në idhullin e tifozëve të Granadas dhe padyshim është lojtari më i mirë në ekip.

Ai udhëheq renditjen e golashënuesve me plot 14 gola deri tani në kampionat. Në ndeshjen e fundit përballë Andorrës ai shënoi një dopietë tjetër duke futur Granadan në zonën e Play-Off.

Në fund të sfidës, beratasi u bë pjesë e një episodi të veçantë pasi një tifoze kishte përgatitur një pankartë ku falenderonte në shqip Uzunin dhe i kërkonte fanellën.

Sigurisht, një kërkesë që futbollisti nuk mund ta injoronte dhe nxitoi për të takuar vogëlushen duke bërë foto me të dhe të pranishmit në tribunë.

 

TRENDING

Exit mobile version