Pinknews

Time Capsule 2/ Capital T sjell në koncert yllin ndërkombëtar

Edhe shumë pak ditë na ndajnë nga koncerti i Capital T. Më 11 gusht në Prishtinë, artisti do t’i dhurojë fansave të tij një mbrëmje ndryshe, të mbushur me emocione dhe këngë të bukura.

Dhe e dini cila do të jetë një nga surprizat e koncertit? Pjesëmarrja e Akon!

Në mesin  e një prej  toure-ve të tij legjendare në Europë, Akon pranoi ftesën për të ardhur në Prishtinë në Time Capsule II. Përpos faktit që është këngëtar i kalibrit botëror, Akon është një producent i shkëlqyer dhe filantrop i rrallë. Veprimtaria e tij për zhvillimin e Afrikës jehon fort në rrethet e punës zhvillimore të vendeve të botës së tretë.

Tanimë, artistët me famë botërore e kanë Kosovën e Shqipërinë pjesë të performancave të tyre.

Time Capsule II tingëllon si pika e re referencës për standardin e ri për nivelin e koncerteve dhe eventeve në vendin tonë. Koncerti TIme Capsule II duket se do të sjellë shumë surpriza të bukura, me artistë vendas e të huaj.

TRENDING

Exit mobile version