Connect with us

Sport

Tirana luan për ‘Këpucën e Artë’ të Seferit

Published

on

Tirana ka mbyllur çështjen e titullit, por tani bardheblutë duhet të luajnë për Taulant Seferin. Sulmuesi është në luftë për “Këpucën e Artë”, ndërsa Tirana dhe shokët do të bëjnë të pamundurën që ta çojnë te goli sulmuesin.

Futbollisti ka 16 gola dhe është në luftë me Guindonë për të dalë golashënues i Superiores. Mësohet se skuadra dhe sulmuesi do të bëjnë të pamundurën që ta fitojnë edhe këtë garë. Në lojë janë edhe tri ndeshje dhe Seferi kërkon që të shënojë sa më shumë gola për të dalë i pari në vendin tonë për sa u përket golave.

500 mijë euro është vlera e kartonit të Taulant Seferit. Sulmuesi erdhi te Tirana janarin e 2021-shit dhe vetëm në Superiore ka shënuar 22 gola. Nëntë asiste dhe 3000 minuta ka koleksionuar Seferi këtë sezon, duke qenë njeriu asist më i mirë i Tiranës dhe Superiores në përgjithësi, por edhe i golave të shënuar.

HISTORIA

Bardheblutë në historinë e tyre kanë nga ata lojtarë që kanë shënuar edhe 30 gola, por që për shumë vite nuk po gjejnë njeriun e golit. Dikur Fortuzi shënonte 31 gola në kampionat, ashtu si Sinani, Salihi, Halili e Kola.

Ama me Migen Memellin në sezonin 2008-2009 që shënoi 22 gola në sezonin e titullit, Tirana e ka mbyllur serinë e golashënuesve. Asnjë lojtar tjetër nuk i është afruar pogradecarit.

Sport

‘Përdorimi i drogës…’, Ministria e Jashtme e Hollandës paralajmëron tifozët

Published

on

By

Teksa na ndajnë pak ditë nga finalja e Air Albania mes Romës dhe Feynoord, instancat shtetërore të Italisë dhe të Hollandës japin këshillat përkatëse për tifozët që kanë zgjedhur të shikojnë finalen e Conference League në Tiranë.

Ministra e Jashtme e Hollandës i bën me dije lojtarit të 12-të se Shqipëria është një vend që nuk toleron veprime ekstreme, përdorimin e drogës apo dhunën. Përpara udhëtimit,  tifozët duhet të marrin disa informacione bazë.

“Autoritetet po bëjnë kontrolle mbi mbajtjen dhe përdorimin e drogës, dhunën dhe ndezjen e fishekzjarrëve. Këta shkelje të fundit dënohen me maksimalisht tre vite burg. BuZa gjithashtu paralajmëron shtetasit holandezë se ekziston rreziku i dënimit me burg për sjellje si shqetësimi i rendit publik apo konsumimi i alkoolit në ambiente publike.Ndonëse euro pranohet si mënyrë pagese dhe mund të këmbehet në shumë vende, Shqipëria, që nuk është një vend i Bashkimit Europian, ka paranë e saj, lekun. Rreth 120 nga këto bëjnë një euro.

BuZa këshillon qytetarët holandezë që të marrin para me vete në rast se bankomatet do të jenë të boshatisura. Duhet të jeni edhe të kujdesshëm për krimet në Shqipëri, sidomos vjedhjen e makinave dhe hajdutët e xhepave”  – Shkruan Ministria e Jashtme e Hollandës.

Continue Reading

Sport

Finalja e Conference League/ Spitalet në gatishmëri për çdo incident

Published

on

By

Finalja e parë e Conference League do të mbahet në Tiranë më 25 maj mes Romës dhe Feynoord.

Një event që Shqipëria e organizon për herë të parë dhe që padyshim do të testojë aftësitë e vendit për mbarëvajtjen e tij.

Tirana pritet të hermetizohet dhe policia e shtetit do të ketë forca të shtuara në terren dhe gjithashtu do të ketë ndihmë edhe nga policia italiane dhe ajo holandeze.

Synohet që gjatë ditës së  finales, tifozët e të dyja skuadrave mos të kenë asnjë pikë kontakti edhe pse kjo duket disi e pamundur për t’u realizuar.

Një problem që parashikohet është konsumi i kanabisit nga ana e tifozëve holandezë pasi siç dihet në Holandë është i ligjshëm.

Bëhet me dije, se në rast të një përplasje mes tifozëve, apo çfarëdo incidenti që mund të ndodhë, spitalet do të jenë të ndryshëm. Italianët do të dërgohen te Trauma, ndërsa holandezët në QSUT.

Continue Reading

Sport

De Biasi: Stadiumi është perlë, problem kapaciteti prej 22 mijë vendesh

Published

on

By

Triumfi i Milanit në kampionat dhe dështimi i zikaltërve është tema e ditës në Itali. Ish trajneri  i Shqipërisë, Gianni De Biasi. De Biasi vlerësoi kuqezinjtë për karakterin, por jo vetëm, pasi fjalë të mira pati edhe për trajnerin Pioli. Sa i përket zikaltërve, “timonieri” la të kuptohet se peshoi shumë humbja me Bolognan. Diçka u tha edhe për finalen e Conference Leageu (Roma-Feynoord, Tiranë, Air Albania).

 Titulli i Milanit, çfarë mund të na thoni?

“Pa Donnarumma ata duhej të humbnin kushedi sa dhe në vend të tij ata gjetën një portier të jashtëzakonshëm si Maignan.

Çfarë sinjali është Scudetto-ja e fituar nga një ekip kaq i ri?

“Për mua nevojitet eksperienca dhe nuk është rastësi që dy lojtarë shumë të rëndësishëm te Milani ishin Giroud dhe Ibrahimovic, një lloj “trajnerësh të tjerë”. Ata kanë një grup cilësor, të destinuar për t’u  përmirësuar.”

Çfarë ndodhi me Interin?

 “Ata e paguan atë gol me Bolognan të marrë në një mënyrë të kotë. Potencialisht ata ishin skuadra më e fortë, por Milani fitoi sepse në momentet vendimtare ata ishin të qetë.

Cili është sekreti i Piolit?

 “Pioli është njeri i strukturës dhe kulturës, gjë që ndihmon. Ai duket se mbart një lidership të qetë, të paktën në publik. Më vjen mirë dje që e pashë të përqafuar me lojtarët”.

Finalja e Conference League  luhet në atë Tiranë.

“Problemi i vetëm është kapaciteti prej 22 mijë vendesh, pjesa tjetër e stadiumit është një perlë. E bëri një arkitekt fiorentin, është një kartëvizitë e bukur edhe për Italinë”.

Continue Reading

Sport

Kampion në frymën e fundit, Manchester City rrëmben titullin

Published

on

By

Manchester City është shpallur kampione e Premier League në javën e fundit të kampionatit.

Skuadra e Guardiolës e mbylli sezonin me një pikë më shumë se Liverpool falë fitores 3-2 me përmbysje kundër Aston Villa-s. “Qytetarët” e panë veten në disavantazh të dyfishtë dhe në një moment pati shumë frikë për titullin, por në harkun kohor të 5 minutave ndodhi mrekullia duke përmbysur falë dy golave të Gundogan dhe Rodrit.

Për City, ky është titulli i tetë në histori, ndërsa i katërti në pesë vitet e fundit.

Continue Reading

Sport

S’ka surpriza në Seria A, Milan fiton dhe ngre në qiell trofeun

Published

on

By

Scudetton e fiton Milan! Të besuarit e Stefano Piolit arritën që të bëjnë siç duhet detyrat e fundit të Seria A, teksa mposhtën me “tris” Sassuolën në “Mapei Stadium”, për të mos i lënë asgjë rastësisë që gjithë tifozët zikaltër “ëndërronin”, edhe pse Interi fitoi po 3-0 ndaj Sampdorias.

Giroud në minutën e 17-të do t’u jepte kuqezinjve avantazhin, ndërsa do të dyfishonte shifrat në minutën e 32-të. Festë legjitime në kampin e Milan pasi vetëm 4 minuta më pas sërish do të gjenin edhe golin e tretë, këtë herë do të ishte Kessie që do të tunde rrjetën e Sassuolos, me Rafael Leao që ishte asistuesi në të tre golat.

Pjesa e parë do të mbyllej në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa fraksioni i dytë ishte më i ekuilibruar, pasi kuqezinjtë kishin në favorin e tyre çdo gjë.

Në minutën e 78-të Zlatan Ibrahimovic do të gjente rrugën e rrjetës, duke shënuar edhe golin e 4-të për skuadrën e tij, por goli anulohet për pozicion jashtë loje të sulmuesit suedez.

Kjo sfidë do të mbyllej me shifrat 3-0 dhe me të besuarit e Piolit arritën të fitonin titullin me 2 pikë më shumë se kundërshtari i tyre, Inter.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING