Kronike

Tiranë, 52-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëhedhur nga pallati

Një 52-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit. Policia thotë se ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë zonës së Brrylit në kryeqytet. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e motiveve, të cilat e detyruan 52-vjeçarin t’i jepte fund jetës.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 16.05.2023, te Brryli, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati, shtetasi G. C., 52 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

TRENDING

Exit mobile version