11/06/2021 , 14:20

Tiranë/ Po bënte manovër kthimi, furgoni përplas për vdekje në lulishte 80-vjeçarin

Një 80-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë, pasi u përplas nga një furgon.

Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 13:00, në rrugën “Artan Lenja” në një lulishte, ku gjatë shkarkimit të disa produkteve ushqimore në një dyqan, furgoni me drejtues shtetasin R.O., 29 vjeç, duke kryer një manovër kthimi pas, aksidentoi të moshuarin, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin