Kronike

Tjetër autobuz me euro në Durrës

Paratë e padeklaruara duket se transportohen përmes portit të Durrësit. Pas autobusit të kapur me 522 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, është rritur vigjilenca dhe gjatë kontrolleve të ditës së sotme janë kapur edhe 25 mijë euro në një autobus pasagjerësh. Nga bashkëpunimi i policisë kufitare me autoritetet doganore, u bë edhe ndalimi i shoferit. Që prej ditës së djeshme, vijojnë kontrollet në portin e Durrësit dhe në pikat e kalimit kufitar për të tjera linja që konsiderohen me rrezik. Në sitë nuk janë vetëm autobusët, por edhe furgonët e pasagjerëve apo agjensive turistike

Pasditen e djeshme, u kapën 522 mijë euro të fshehura në zonën e kondicionerit. Paratë ishin të futura në qese marketi dhe u zbuluan nga gjurma e zezë e lënë në skaner. Elidon Çela, 32 vjeç ishte drejtues dhe pronar i autobusit, pjesë e agjensisë së transportit ndërkombëtar të pasagjerëve “Buon Aventura” me seli në Lushnje dhe Padova. Në pranga kanë rënë dhe bashkëpunëtorët e tij, Dritan Kamberi, 36 vjeç dhe Anold Cankja, 32 vjeç.

U kap me 522 mijë euro, autobusi që vinte nga Bari ishte në disa qytete të Italisë! Sot kontrolle në pikat e kalimit kufitar, në ‘sitë’ edhe furgonët

Autobusi që po transportonte 522 mijë euro cash ka hyrë nga porti i Barit në vendin tonë, por rezulton se ka përshkruar një itinerar duke ndaluar në disa qytete të Italisë. Që prej ditës së djeshme, vijojnë kontrollet në portin e Durrësit dhe në pikat e kalimit kufitar për të tjera linja që konsiderohen me rrezik.Në sitë nuk janë vetëm autobusët, por edhe furgonet e pasagjerëve apo agjensive turistike. Ndërkohë ndaj autobusit të kompanisë ‘Buona Ventura’ është vendosur masë sekuestro preventive për shkak të hetimeve. Pas aksionit të zhvilluar në koordinim me Doganën e Durrësit për anijen e drejtuar nga 32-vjeçari Elidon Çela, krimi ekonomik referon materialet për veprat penale Kontrabandë, kalim në kufi të vlerave monetare të padeklaruara dhe pastrim parash.

TRENDING

Exit mobile version